Xhudisti kosovar, Dardan Cena, është mposhtur nga romuni Lucian Bors Dumittrescun, në garën për medaljen e bronztë, në Europian Open që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Cena garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa në çerekfinale u ndal nga romuni tjetër, Alexandru Raicu, njofton Klankosova.tv.
Kosovari e humbi ndeshjen me një pikë diferencë.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.