Thashethemet janë të vërteta: Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan në Las Vegas pas ceremonisë Grammy 2022!
Lajmi se ylli i reality shout dhe muzikanti u martuan, u konfirmua nga vetë pronari i kishëzës One Love Wedding Chapel.
“Nuk e dija se kush ishin derisa erdhën. Unë punoj 24 orë, por ata donin të siguroheshin që unë isha ende atje. Ata paguan dhe kërkuan personazhin e Elvis Presley, kjo ishte e detyrueshme. Iu telefonova përsëri 5 minuta më vonë dhe u duk sikur mora një Elvis dhe ja ku ishin”, tha pronari i kishëzës për revistën People.
“Ata erdhën, u martuan, hodhën buqetën në rrugë dhe kërcyen me Elvisin. Treguan shumë dashuri dhe u argëtuan shumë.”
Sipas raportit të ri, ceremonia ka zgjatur 30 minuta dhe asnjë video nuk është lejuar të bëhet. Dasma u zhvillua në orën 1:45 të mëngjesit të së hënës (4 prill).
Kourtney dhe Travis u fejuan në tetor 2021.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.