David Copperfield i ka mohuar të gjitha akuzat për sulme seksuale të bëra nga gra të ndryshme.
Një përfaqësues i tij tha se ai është duke menduar veprime ligjore kundër “The Guardian”, e cila publikoi raportin me akuza në fillim të kësaj jave.
Raporti përmban akuza nga 16 gra, më shumë se gjysma pretendojnë se ishin nën 18 vjeçe në atë kohë. Akuzat erdhën nga intervistat e “The Guardian” të kryera me më shumë se 100 persona, si dhe të dhënat e gjykatës dhe policisë.
“Të gjithë ata që e njohin David Copperfield do t'ju thonë se këto akuza të fundit nga një gazetë janë saktësisht e kundërta e asaj se kush është David”, tha përfaqësuesi në një deklaratë për People, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e këtyre akuzave historike janë bërë më parë, dhe të gjitha janë po aq të rreme tani sa ishin atëherë”.
“Karakterizimi i The Guardian nuk është ai që është Davidi dhe ai vazhdon të mbështesë këdo që ka përjetuar çfarëdo forme abuzimi apo diskriminimi. David do të marrë në konsideratë pozicionin me ekipin e tij ligjor dhe do të ndërmarrë hapat që mund të jenë të përshtatshëm për këto akuza të rreme”, përfundon deklarata.
Më parë në vitin 2018, David u akuzua për drogë dhe sulm seksual të një të mituri 17-vjeçar në vitin 1988.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.