David Pricë është detyruar që të tërhiqet nga përleshja kthyese në Echo Arena, në Liverpool, e cila do të mbahet më 26 qershor.
Ai do të ndeshej me bokserin gjerman Erkan Teper.
Arsye për tërheqje është një lëndim i pësuar në qafë.
Price morri lëndime në qafë gjatë stërvitjeve që po i zhvillonte për përgaditje.
Natyrisht që jam shumë i zhgënjyer ka thënë bokseri britanik i cili është kampion i peshave të rënda, transmeton Klan Kosova.
Muskujt e qafës time kanë nevojë për pushim dhe kjo ka penguar mbarëvajtjen e përgaditjeve të mija dhe ka bërë të pamundur që të jem plotësisht i gatshëm për 26 Qershor, ka thënë mes tjerash ai. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.