E lartë mbi 5 metra, skulptura prej mermerit e Mikelanxhelos që përshkruan figurën biblike të Davidit është një nga - nëse jo veprat më të njohura të artit në botë.
Ajo u porosit nga Opera del Duomo në Firence në fund të shekullit të 15-të dhe mjeshtrit italian iu deshën më shumë se dy vjet për ta përfunduar.
Sot, skulptura gjigante nudo është një simbol i kulmit të Rilindjes Italiane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Por, për disa prindër në një shkollë në shtetin amerikan të Floridës, nuk është gjë tjetër veçse pornografi – dhe sigurisht jo diçka që fëmijët e tyre duhet të studiojnë në shkollë.
Pas një mësimi në klasën e gjashtë në shkollën klasike “Tallahassee” i cili shfaq imazhe të Davidit të Mikelanxhelos, ankesat nga disa prindër e detyruan drejtorin të jepte dorëheqje dhe qytetin e Firences të hidhej në mbrojtje të Davidit.
Përgjigja e Firences: Nëse mendoni se skulptura e Davidit është pornografi, pse nuk vini ta shihni vetë?
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.