Gervonta Davis ka fituar një përballje tjetër në boks, duke mposhtur me nokaut teknik kundërshtarin Hector Luis Garcia, sfidë që u zhvillua mëngjesin e të dielës me kohën tonë.
Amerikani 28 vjeçar shkon në 28 fitore, 26 i ka me nokaut, është i pamposhtur dhe nuk ka as barazim.
Së fundmi, emrin e tij e kanë përmendur Ryan Garcia dhe Jake Paul, duke vënë dyshime në kualitetin e tij.
Megjithatë, pa përtesë ju ka kthyer përgjigjje të dyve Gervonta Davis, duke i quajtur palaço.
“Garcia është një palaço, kurse Paul një palaço bebe, do t’i rrahë të dy”, ka thënë Davis.
Një përballje mes Davis dhe Garcia mendohet të ndodhë gjatë muajit mars.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.