Njëri nga boksierët më të mirë të dekadës së kaluar, Oscar de la Hoya, që u pensionua më 2008, po e konsideron kthimin në këtë sport, në moshën 42 vjecare.
Ai i ka thënë ESPN se gjasat për ta bërë një gjë të tillë janë 50 me 50.
De la Hoya i ëshë nënshtuar dy herë rehabilitimeve për telashet me drogën dhe alkoolin.
"Ndihem shumë mirë - 42-shi është si një 32-she e re", ka thënë ai, njofton AFP, transmeton Klan Kosova. "Në këtë fazë të jetës kam shumë motivim. Jam i uritur dhe shumë i përcaktuar".
"Djaloshi i artë", sic njihej ndryshe amerikani, u pensionua pas humbjes nga filipinasi Manny Pacquiao, më 2008.
Më 2007 ai kishte humbur edhe nga i pamposhturi Floyd Mayweather.
De la Hoya ka regjistruar 39 fitore dhe 6 humbje në karrieren e tij. 30 mece i mori me nokdaun. Vitin a kaluar ai u bë pjesë e "Boxing Hall of Fame", nderi më i madh që u bëhet këtyre sportistëve.
Ish-kampioni i botës ka thënë se pret të boksojë me më të mirin e botës, Mayweather.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.