Ka shpërthyer debati mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Leos dhe Sarës.
“Shko te Rovena!”, iu drejtua Sara, Leos.
Kjo bëri që të nxitë debat mes tyre, gjersa Leo e pyeti se çfarë problemi ka me të.
Sara e akuzoi Leon se po ndikohet lehtë nga banorët, teksa ky i fundit i reagoi ashpër.
“Kur jam ndikuar unë?...Unë flas më banorë këtu është normale, flas me kë të dua këtu brenda, nuk më tregoni mua ju me kë me fol, vetëm se ke ti probleme me Rovenën, unë nuk ndikohem nga ajo. Kqyri punët e tua se nuk i ki kërkah hiç, nuk di çfarë të bësh më, kapesh me mua”
Për të kuptuar më shumë detaje, ndiqni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=GGzGA09SXBA
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.