29.11.2022 · përditësuar para 1297 dite1 min lexim
I rrethuar me italianë, por i mbështjellur me flamurin e Kosovës.
Boksieri, Besart Pireva bëri hap të madh në karrierën e tij këtë fundjavë duke debutuar me fitore në boksin profesionist.
21 vjeçari mposhti me pikë Valentin Ephraim, i cili është 9-të vjet më i vjetër.
Ai për Minuta e Fundit në Klankosova tha se për shkak të kushteve financiare vendosi të shkoi në Itali.
Besart Pireva ndonëse gjatë kësaj kohe është në pushim në Kosovë, nuk po i largohet përgatitjeve, derisa meçi i tij i radhës do të zbulohet në vitin e ardhshëm.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.