Një burrë dhe një grua dyshohet se kanë pësuar dhunë nga djali i tyre në Deçan.
Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori derisa rasti ka shkruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar-djali i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.