Ndryshe prej shumë besimtarëve myslimanë që prerjen e gjësë së gjallë për Kurban Bajram e bënë në thertore, Muqajt e Llukës së Epërme të Deçanit, për tri delet e tyre atë po e bënin vetë, e sipas parametrave fetarë.
Ky veprim është i rrallë në këto kohë, por jo edhe sevapi që do të fitohet me shpërndarjen e mishit të cilin do e ndajnë me familjarë e miq, njofton Klan Kosova.
Që procesi të shkojë më lehtë u morën edhe disa masa për ta larguar lëkurën nga mishi.
E kurbanet që u sakrifikuan nga kjo familje deçanase, dolën se ishin të shëndoshë e të mbajtur mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=CTlBaS7aKv0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.