Kundërpërgjigjja direkte e Edi Ramës ndaj ambasadorit rus në OKB, që të mërkurën u ankua pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u la të fliste i pari në Këshilli e Sigurimit, u bë kryelajm gjithandej botës.
Për këtë zhvillim në New York raportuan Washington Post, NewYork Times, SkyNews dhe Reuters. Madje kjo e fundit vuri në pah faktin se kryeministri shqiptar njihet për një sens të sofistikuar humori, transmeton klankosova.tv.
Në këtë aspekt, Reuters e citoi Ramën kur zgjodhi t’i përgjigjet me një deklaratë ngacmuese ambasadorit moskovit, Vassily Nebenzia, i cili bashkë me krejt zyrtarët rusë e quajnë pushtimin e Ukrainës si operacion special ushtarak.
''Subjekti sot që ne flasim do t’i japë mundësi Këshillit të dëgjojnë presidentin Zelensky. Ky nuk është një operacion special nga presidenca shqiptare dhe kjo është sipas rregullave të Këshillit e precedentëve të mëparshëm'', u shpreh Rama.
Veprimin dhe fjalët e Ramës i përshëndeti në mënyrë të veçantë presidenti ukrainas me një postim në rrejte sociale, pas takimit të përbashkët që patën.
Rama, në debatin me rusët, nuk u ndal veç te Ukraina. Ai iu kundërvu Moskës edhe kur foli si i pari i qeverisë shqiptare, rreth Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=Y5BMwT1IVA0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.