Lajmet e fundit


Peja
Edhe qyteti dukagjinas u zbukurua si mos më mirë për këto festa të fundvitit. Bredhi e stolitë e tjera festive nuk munguan as në këtë qytet, por as shtëpizat ku qytetarët mund të shërbeheshin me pije të nxehta, alkoolike e joalkoolike.

Gjakova
Bredhi gjigant, yjet me drita përmes të cilëve mund të kalonin qytetarët, pemë të veshura me drita gjithashtu, ishin disa nga dekorimet në komunën e gjakovarëve. E këto zbukurime qytetarët patën mundësinë t'i shijonin edhe duke u relaksuar me ndonjë pije nga shtëpizat e vendosura në këtë qytet.

Prizreni
Prizrenasit si duket nuk deshën "t'ia zbehin" bukurinë natyrale qytetit të vjetër me zbukurime të shumta. Për këtë komunë mjaftoi një bredh dhe ca stoli aty-këtu dhe një shkrim i vendosur mbi urë "Gëzuar 2023" për të njoftuar nisjen e festave të fundvitit.
Ferizaj
Si duket kjo komunë nuk u kursye aq shumë kur vjen puna te stolisja e qytetit. Bredhi gjigant e zbukurimet e shumta treguan për një frymë goxha festive në qytetin e ferizajasve.


Gjilani
As në këtë komunë nuk mungoi bredhi gjigant, simboli i festave të fundvitit, si dhe dekorimet me drita. Gjilani këtë vit vendosi të tregohet pak "më klasik", të mos shtojë dekorime shumëngjyrëshe. Drita me ngjyrë të verdhë e të kaltër mbizotëruan në sheshet e këtij qyteti.

Te dikush më shumë e te dikush më pak, edhe ky vit u përmbyll me një frymë festive në vend. /Klankosova.tv