Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dekretimin e 29 gjyqtarëve.
Asnjëri nga ta nuk është serb, pasi ata e lan në gjysmë këtë proces në të cilin u bënë pjesë para se kolegët e tyre verior të largoheshin nga puna në institucione e Kosovës.
Ani se nuk do t'i zëvendësojnë, shtatë nga gjyqtarët e rinj u vendos të shërbejnë në Mitrovicë.
Kjo e bënë të domosdoshme hapjen edhe të një konkursi të ri veç për serbët, por që nuk mund të bëhet pa përfunduar dekretimi i këtyre që janë në proces.
Vendimin për largimin e nëpunësve serb të drejtësisë, Zogaj thotë se do ta bëjnë shpejt e në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.
Kjo i bie që as kthimi i të dorëhqurve nuk përjashtohet.
E nëse të dorëhequrit serb kthehen sërish nëpër gjykatore, emrat e tyre do të rivendosen edhe në listen e pagave, nga e cila u larguan me vendim të KGJK.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=jPgGr4UgSB8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.