LG ka nxjerrë në shitje telefonin LG Max.
Telefoni ka ekran 5 inç me rezolucion 854x480 pikselë, procesor katërbërthamësh, 1GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme, bashkë me kartën microSD.
Kamera kryesore është 8 MP, ndërsa selfie kamera 5 MP.
Telefoni do të ofrohet në tri ngjyra: të bardhë, titan dhe ari, ndërsa çmimi i LG Max është 172 dollarë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.