Futbollisti profesionist, Jay Emmanuel-Thomas është paraqitur në gjykatë pasi u akuzua për orkestrimin e tentativës për import të drogës.
Sulmuesi 33-vjeçar, ish-futbollist i Arsenalit, e i cili aktualisht luan për Greenock Morton, u arrestua në shtëpinë e tij në Gourock, afër Glasgow, të mërkurën dhe u dërgua në Carlisle për t'u marrë në pyetje.
Babai i dy fëmijëve nuk e pranoi akuzën në gjykatën e Carlisle Magistrates, por avokati i tij tha se ai "me forcë" mohoi përfshirjen në çdo plan për të importuar drogë në Mbretërinë e Bashkuar dhe se donte të pastronte emrin e tij në gjyq, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo vjen pasi oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) zbuluan 60 kilogramë kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 600 mijë paund në valixhe që mbërrinin në aeroportin Stansted nga Bangkok.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.