Netflix e ka publikuar trilerin e parë të Entergalactic, serisë së reperit, Kid Cudi.
Cudi e ka bashkëkrijuar këtë seri me Kenya Barrisin, krijuesin e serisë Black-ish.
Kjo seri ka për protagonistë dy muzikantë të rinj që e balancojnë dashurinë me suksesin në New York City, shkruan NME.
Seria është e animuar, dhe ka një kas të lavdërueshëm aktorësh, ndër ta Timothee Chalamet, Vanessa Hudgens, Macaulay Culkin.
Ndërkaq, edhe reperë si Jaden Smith dhe Ty Dolla Sign i janë bashkuar këtij kasti.
https://www.youtube.com/watch?v=T9vnzySyj0I&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.