Një familje nga Luiziana ishte duke vëzhguar dëmet në lagjen e tyre pas uraganit Ida, kur gjeti një fqinj të ri befasues, që notonte në ujërat e përmbytjes.
Amanda Huling, ka thënë se ajo së pari vuri re delfinin duke notuar në ujërat e përmbytjeve të lagjes së saj, Slidell, të hënën, por ajo pohoi se edhe të martën, delfini ishte ende duke notuar rreth lagjes.
Huling ka thënë se ajo ka qenë në kontakt me një grup shpëtimi që po planifikon të zhvendosë delfinin nëse ai nuk gjen rrugën e tij, brenda ditëve të ardhshme.
https://www.youtube.com/watch?v=iggIPdbYoPk&t=1s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.