Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ftuar në emisionin "Edicioni Special" në Klan Kosova ka kritikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deliu kujtoi kohën kur Kurti kritikonte për çmime të larta të energjisë duke qenë se Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit, raporton KlanKosova.tv.
"Vet Albin Kurti si opozitar deklarohej se ne flemë në thëngjill. Kosova paguan çmim shumë të lartë të energjisë elektrike, prej ardhjes së tyre në pushtet qytetarët kanë pësuar rritje të faturave të energjisë elektrike për tri herë. Do thotë më shumë se 100% janë rritur faturat e energjisë elektrike", tha Deliu.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=DM_l8xOnOas
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.