Lajmet e fundit

Ndërkohë, më 31 gusht 2025, policia po ashtu ka pranuar një tjetër rast në rrugën "Ramë Lajqi", ku është vjedhur një motoçikletë me vlerë prej 4,000 eurosh. Edhe në këtë situatë, hetuesit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili rezulton të jetë i mitur. Pas intervistimit në prani të avokatit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Në të dy rastet, Policia ka arritur të kthejë pronën e vjedhur, biçikletën dhe motoçikletën tek pronarët e tyre legjitimë.Policia e Pejës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të rasteve të tilla për ndërhyrje të shpejtë dhe efikase.