Nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit, në Vjenë më 26 gusht 2015, u shndërrua në makth për kosovarët.
Ajo nuk u pranua nga opozita, me pretendimin se Kosova i fali Malit të Zi tetë mijë hektarë tokë.
Me besimin se Qakorri e Zhlebi do të humbeshin, nisi nënshkrimi i peticionit kundër asaj që nënshkruan Hashim Thaçi e Skender Hyseni në kryeqytetin austriak, me homologët nga Podgorica, njofton Klan Kosova.
Për dy vjet, kjo temë ishte arsye që kuvendi të bllokohet.
Situata nuk u qetësua as kur një komision ndërkombëtar, i emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, doli me gjetjet e veta, që nuk ndryshonin shumë nga ato të Murat Mehës.
Kështu erdhën zgjedhjet nacionale, e Ramush Haradinaj u bë kryeministër. Qysh në mbledhjen e parë të ekzekutivit rrëzoi komisionin e Murat Mehës, për t’ia besuar punën Shpejtim Bulliqit.
Më pas u thirrën disa seanca për ratifikimin e demarkacionit, por që dështuan, e një e tillë është paraparë të mbahet edhe sot.
Më poshtë ndiqeni një historik rreth procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, që nga nënshkrimi i marrëveshjes deri më sot.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
https://www.youtube.com/watch?v=uOoyqiYWca8
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.