Kina të shtunën për herë të parë pas lehtësimit të masave, tregoi se për një muaj rreth 60 mijë persona vdiqën si pasoj e infektimit me koronavirus.
Sipas raportit 5 mijë e 503 vdekje kanë ndodhur për shkak të problemeve respiratorë të shkaktuara drejtpërdrejtë nga koronavirusi dhe pjesa e tjetër e njerëzve kanë vdekur nga sëmundje të tjera të kombinuara me COVID-19.
Këto shifra, thuhet se përfshijnë vetëm të atyre personave që kanë vdekur brenda spitaleve, derisa lënë mundësinë që edhe shumë njerëz të tjerë kanë humbur jetën në shtëpi.
Shfaqja e koronavirusit u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës dhe vetëm katër muaj më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi në gjithë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=TkjymMN__HU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.