Organizata për Ushqim dhe Bujqësi, e financuar nga Qeveria zvicerane, ka ndarë kuponë në vlerë nga 300 euro për 91 fermerë të Komunës së Rahovecit.
Kjo ndihmesë erdhi si kompensim për vërshimet e janarit të këtij viti, kur shumë prej bujqve të atjeshëm humbën të mbjellat e tyre, raporton Klan Kosova.
Fermerët këta kuponë do të mund t’i shfrytëzojnë nga tash e deri më 5 nëntor.
Shuma që u tha të duket e vogël, mund të jetë ndihmesë e madhe për fermerët që nuk u ndihmoi dot komuna, meqë siç tha kryetari i atjeshëm, Smajl Latifi, nuk patën mundësi për shkak të kufizimeve ligjore në këtë drejtim.
Megjithatë, nga kjo organizatë thanë se do të vazhdojnë ndihmat për këtë sektor edhe në të ardhmen.
https://www.youtube.com/watch?v=MavXU9urlc4
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.