Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka ndarë medalje ,, Shërbim i shquar’’ për atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë i akredituar për Kosovë, kolonel Ivica Mateshic me motivacionin për kontributin e dhënë në forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, në prag të përfundimit të misionit të tij në vendin tonë.
Demolli e falënderoi kolonelin Mateshic për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit të dy ministrive, dy forcave si dhe të dyja vendeve në fushën e sigurisë, duke potencuar faktin se angazhimi i atasheut kroat të Mbrojtjes ka qenë i shkëlqyer dhe se ka ndikuar drejtpërdrejtë në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në këtë fushë.
Nga ana e tij, atasheu i Kroacisë, Ivica Mateshic, ka falënderuar ministrin Demolli për vlerësimin, duke potencuar se kur ka marrë detyrën për atashe në Kosovë është ndjerë si në shtëpinë e tij, duke e konfirmuar se po ashtu edhe sot ndjehet i tillë.
Me këtë rast, Mateshic, në gjuhën arbëreshe dhe nën emocione shprehu krenarinë për prejardhjen e tij familjare, duke theksuar se rrjedh nga një familje arbëreshe nga rrethinat e qytetit të Zarës në Kroaci, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.