"Mundësitë e personave me aftësi të kufizuara" ishte tema e cila u trajtua këtë të diel në emisionin "Familja ime" me Mirjeta Morinën.
E ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje ishte edhe Lumnije Demolli, anëtare e organizatës "Dëshira", e cila ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Demolli tha se shoqatën në fjalë e viziton dy herë në javë, shkaku i udhëtimit.
"Mua nuk më ka rënë rasti me shku në shkoll, por, në organizat kam arritur të mësoj shkrim dhe lexim, aty ne bëjmë kartolina dhe mësojmë për higjenën, dhe shumë gjëra të tjera të mira", u shpreh Demolli, njofton Klan Kosova.
Më tutje, Demolli tregon se brenda organizatës ka krijuar edhe shoqëri, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=EVJbnEMGjzI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.