Ministri i FSK-së Haki Demolli, priti dje në orët e pasdites, Evelyn Farkas Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve.
Ai në emër të ministrisë që udhëheq Qeverisë dhe popullit të Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderime për Departamentin e Mbrojtjes dhe SHBA-të për ndihmën e dhënë dhe për bashkëpunimin kaq të gjerë dhe intensiv.
Çështje me rëndësi ishte edhe njoftimi i dr. Farkash edhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe sfidat aktuale që ekzistojnë me procedurat kushtetuese dhe parlamentare të aprovimit të amendamenteve që kanë të bëjnë me këtë transformim dhe procedimit të projekt Ligjit për Transformimin e FSK-së në FAK.
Në fjalën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi Farkash me të arriturat në FSK-së, me procesin e përgatitjeve për transformim, sidomos në ato fusha që nuk kanë të bëjnë me vendime politike, për të pritur këtë proces sa më të përgatitur, për çka si ministri dhe FSK edhe e kemi themeluar edhe Departamentin për Transformim.
Me këtë rast Farkas shprehu kënaqësinë e saj me zhvillimet në FSK, me punën që është bërë në përgatitjet për transformim dhe shkallën e gjerë të bashkëpunimit të shumanshëm korrekt dhe konstruktiv, duke theksuar se Partneriteti për Paqe mund të jetë rruga e ecjes përpara drejtë bashkëpunimit me NATO-n, transmeton Klan Koasova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.