Tre aparate për pagesa dyshohet se janë dëmtuar në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, disa persona pos që i kanë dëmtuar aparaturat, ata kanë vjedhur edhe 200 euro, transmeton Klankosova.tv.
Derisa, nuk raportohet se ka persona të arrestuar, ndërkohë hetimet po vazhdojnë.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur janë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe janë vjedhur rreth 200 (dyqind) euro. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.