Pa thënë asnjë fjalë, presin të kalojnë minutat, që në fakt iu duken si orë.
Nën ethe që i kanë kapluar familjen Muli, pret vendimin për dënim e serbit që ua vrau djalin 13 vjeçar, Burimin teksa po shetiste me bickletë në Vushtrri, 18 prillin e 1999-ës.
Megjithatë, këta pak u lehtësuan kur dëgjuan që vrasësi, Zoran Vukotiq u ndëshkua me 15 vjet burg.
Ndonëse nëna e të voglit, deshi dënim më të madh.
Anise e dinë që me ligjin e gjykimit maksimumi është dënimi që u dha të martën.
Vukotiq u dënua vetëm për këtë vrasje, derisa nga tri akuza të tjera u lirua krejt.
Ky, që është në burg si i dënuari i parë në Kosovë për dhunim seksual gjatë luftës, u la i lirë nga një akuzë e ngjashme që e pati.
Gjykata tha se nuk është arritur të vërtetohet se dhunimi është kryer nga ish zyrtari policor rezervist nga Stacioni Policor në Vushtrri.
Humbja e kësaj beteje, u tha se ishte moment i vështirë, andaj vendimi pritet të apelohet.
Me arsyetimin që provat e dëshmitë nuk ishin të bollshme, Vukotiqi u lirua edhe nga akuza për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Studime me 2 e 3 maj.
As për vrasjen e katër civilëve të tjerë, plaçkitjen e trajtimin çnjerëzor të qytetarëve nuk u gjet fajtor.
https://www.youtube.com/watch?v=wWSZ8XM6Cz4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.