Gazetari Vullnet Krasniqi është shprehur tejet i lumtur me dënimin për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën.
Ai tha se edhe nëse sot heq dorë nga gazetaria, nuk do të jetë problem për të.
“Për mua edhe me lënë gazetarinë tash nuk është problem, kurrë në jetë nuk kam qenë më i përmbushur, me u ndje që kam bërë diçka në punën tem. Mundem me lënë punën, nuk po më intereson më. Rasti që e kam përcjell më së shumti. Jam shumë i lumtur”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.
Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=Opyad07dYHk
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.