Doktori, Larry Nassar, është dënuar me 175 vjet burim për shkak se ka ngacmuar seksualisht gjimnastet derisa i kishte nën përkujdesje.
Derisa e ka lexuar vendimin, gjyqtarja Rosemarie Aquilina, ka thënë se Nassar kishte vepruar me paramendim, dhe se veprimi i tij ishte i kalkuluar, manipulativ dhe neveritës.
“E kam nënshkruar garancinë tënd për vdekjen”, kishte thënë ajo.
“Ju nuk meritoni që të ecni rrugëve më”, kishte thënë gjyqtarja.
Nassar është gjykuar pas ankesave dhe dëshmive të ofruara nga 160 gjimnaste, të cilat ai i kishte ngacmuar seksualisht.
Nassar ka qenë doktor i SHBA-së edhe në Lojërat e fundit Olimpike.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.