Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur që të pandehurit me inicialet A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 gjashtë viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Siç ka njoftuar Gjykata përmes një komunikatë për media, i dyshuari ishte me vendbanim në Pejë, përcjell Klankosova.tv.
"Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë", thuhet në komunikatë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.