Përdorimi i Apple Watch gjatë ngarjes së makinës i kushtoi shumë një kanadezi.
Jeffrey Macesin u gjobit me 120 dollarë dhe iu hoqën katër pikë nga patenta për atë shkak.
Polici që e gjobiti tha se e kishte parë atë duke përdorur orën për të ndërruar muzikën ndërkohë që po voziste.
Sipas nenit 439.1 të Kodit të Lartë të Sigurisë në Quebec, “nuk lejohet përdorimi i një pajisjeje që përfshin funksionet e telefonit ndërkohë që je duke drejtuar makinën.”
Megjithëse Apple Watch nuk është telefon, ajo përfshinë funksionet e telefonit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.