Deontay Wilder i ka thënë Anthony Joshuas se “po të shpallë luftë”, pasi ka mbrojtur titullin e tij në WBC duke fituar në raundin e parë me nokaut kundër Bermane Stiverne, njofton Klan Kosova.
Wilder e rrëzoi pa ndjenja Stiverne me disa goditje të forta në kokë.
“E di që jam më i miri. A je gati për t’u testuar?”, ka pyetur Wilder kampionin e WBA-së dhe IBF-së, Joshuan.
“Jam duke e pritur atë ndeshje për një kohë të gjatë. Prandaj të shpallë luftë. A e pranon sfidën?”.
“Bota e do Joshuan, bota e do Wilder. Unë e dua një ndeshje me Joshuan. Joshua eja i dashur dhe më tako. S’ka më ikje, s’ka më arsyetime. Caktoje datën, mos prit. Le ta marrim vesh kush është më i miri”.
https://twitter.com/TheSportsJunky1/status/927019958604836864
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.