Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tash e pesë ditë është me simptome të lehta, njofton Klan Kosova.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut”.
“Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv”,
“Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloj edhe këtë sfidë. Nga sot jam në vetizolim”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.