Lajmet e fundit

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një incident të dhunshëm mbrëmjen e së shtunës, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet e publikuara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur Nallbati, së bashku me vëllanë e tij, ndalon në një rrethrrotullim dhe përfshihet në debat me një shofer kamioni.
Debati ka degraduar në përleshje fizike, ku Nallbati tenton ta godasë shoferin duke u hedhur drejt portës së kamionit.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Policia apo Partia Demokratike.
PAMJET e incidentit.