Një derr u arratis nga një rimorkio në një qytet të Kentakit dhe shijoi pak kohë duke luajtur në dëborë përpara se të kapej nga policia.
Departamenti i Policisë së Richmond tha në një postim në Instagram se derri u arratis nga një rimorkio në Richmond dhe "kaloi pak kohë duke shijuar motin e dimrit dhe reshjet e fundit të borës".
Fëmijët nuk janë të vetmit që duan një ditë bore”, thuhet në postim.
Policia postoi fotot e derrit me feçkën e mbuluar me borë teksa luante pranë një karburanti.
“Deri është ribashkuar me pronarin e tij dhe me kënaqësi ka pranuar të pozojë për një foto me disa nga oficerët që ndihmuan në kthimin e tij të sigurt”, shkroi policia.
[caption id="attachment_2227911" align="alignnone" width="538"]

derri[/caption]
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.