Një derr i lindur me vetëm dy këmbë ka mësuar të ecë me gjymtyrët e përparme.
Videoja e filmuar në Kinën Jugore, tregon derrin katërmuajsh duke ecur me dy këmbët e tij të përparme, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raporteve të mediave lokale, fermeri, i quajtur Xu, fillimisht personalizoi një karrige me rrota për derrin e tij. Por derri pa emër nuk u mësua me të dhe përkundrazi vazhdoi të ecte në dy këmbët e tij.
Thuhet se derri është shumë i shëndetshëm dhe fermeri Xu do ta mbajë si kafshë shtëpiake.
https://www.youtube.com/watch?v=YASzpoPyrUg
Kjo nuk është hera e parë që një derr me dy këmbë tërheq vëmendjen e njerëzve. Në vitin 2010, një derr 10 muajsh u bë i famshëm në provincën Henan të Kinës.
E njohur nga fshatarët si Zhu Jianqiang, që përkthehet në 'derr me vullnet të fortë', kafshës iu deshën vetëm 30 ditë për të zotëruar artin e të ecurit me kokë poshtë.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.