Nënkryetari i PAAC-it, Vullnet Dërvishi, ka thënë se i takon Kosovës që t'i marrë vendimet kryesore në raport me Serbinë.
Ai po ashtu tha për deklaratat e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në vizitë në Kosovë, se e konfirmojnë që çështja e shtetësisë së Kosovës mbetet e padiskutueshme.
"Vetëm fjalia e parë e zotëri Eskobarit është një rikonfirmim se nuk bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës si shtet, nuk bëhet fjalë për integritet territorial të Kosovës dhe statusin e saj si shtet, por bëhet fjalë për çështje praktike, për një zbutje midis marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje," ka thënë Dërvishi për 'Info Magazine' të Klan Kosovës.
Sipas Dërvishit, është mirë që liderët kosovarë të jenë të unifikuar dhe të kërkojnë një zgjidhje që pritet sa më mirë në opinion publik.
"Edhe vetëm në këtë mënyrë mund të shihet. Vendimet përfundimtare do të duhet të vijnë nga udhëheqësia e Kosovës. Ne i kemi aleatët tanë dhe do t'i marrim këshillat nga ta, por vendimet e fundit duhet të vijnë nga ne. Ato nuk do të jenë të lehta".
"Nga ana e udhëheqësve tanë, unë do të doja që të ketë një unifikim të faktorit politik të Kosovës, që të jetë zgjidhja përfundimtare sa më e mirëpritur nga opinioni i gjerë i Kosovës".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.