Ditë më parë, poeti i verbër, Betim Bregovina solli librin e tij të parë, romanin “Kthim nga përjetësia”.
Në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosova, Bregovina tregon përmbajtjen e këtij romani, dhe pse iu deshën 17 vjet ta publikonte atë, transmeton Klankosova.tv.
“Si fillim ka nisur të shkruhej para 17 vjetësh, dhe është kompletuar para 16 vjetësh e disa muaj. Ka pasur disa rrethana pse se kam publikuar më herët, e para se se kam ditur a po dua ta ndaj me publikun. Tema që trajtohen në këtë roman janë disa çështje që ne si shoqëri i kemi injoruar. Në këtë roman përshkruhen pasojat e pasluftës, ndalimi i shkollimit të vajzave, ndalimi i dashurisë, vrasjet, masakrat, por pa fjalë që ofendojnë”, u shpreh Bregovina.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=1wp_0Hni12o
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.