Varrit të të birit që iu vra në lule të rinisë, të enjten i ndenji te koka.
Ndonëse kaluan 24 vjet nga kjo vrasje makabre, nënës Azize nga Juniku i Gjakovës nuk po i zbehet mërzia.
Bile atë ditë e kujton fort mirë ndonëse ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e të birit atëkohë 27 vjeçar, njofton Klan Kosova.
Ndryshe nga kjo që nuk ishte prezente gjatë kryerjes së këtij krimi, një nënë tjetër e pa nga afër gjithë ngjarjen kur edhe iu morën para syve dy djemtë e bashkëshorti.
Por, ka edhe të tillë që eshtrat e familjarëve të tyre arritën t’i rivarrosin vetëm pas disa viteve kur edhe u gjetën nëpër varreza masive në Serbi.
Por, as për të vdekurit e as për ata që nuk janë gjetur ende, familjarët nuk është se kanë fort shpresa se do të ketë drejtësi.
Masakra e Mejës është njëra ndër krimet më të rënda që u krye në Kosovë gjatë luftës, duke lënë të vdekur 376 martirë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/lied9wZeZUo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.