Pamjet e kamerës së sigurisë brenda një shtëpie në Angli e shfaqin momentin kur një mace e quajtur Sam, e fshehur në tuba të kopshtit e pret zogun të bie nga qielli në drejtim të saj.
Kur ky moment ndodh, ajo nuk i reziston pritjes dhe kërcen për ta kapur, por plani dhe mundi i shkojnë huq, meqë ajo kërcen në ajër, zogu arrin t’i ikë dhe macja përfundimisht bie në pellg të oborrit.
Pronari i kësaj shtëpie ka deklaruar se “Sam është një mace shumë ngatërrestare dhe është shpesh e gatshme të bëjë gjëra pa i menduar shumë, e të cilat rezultojnë me pasoja qesharake, si kjo me zogun”.
https://www.youtube.com/watch?v=neh91wVFmRg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.