Detaje të reja janë zbuluar rreth vdekjes së skocezes e cila ishte zhvendosur në SHBA për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë avokate.
June Bunyan sipas prokurorëve të rastit, u vra nga burri i saj britanik, pas grindjes për shkak të dështimit të saj për të humbur peshën që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, transmeton klankosova.tv.
Ndër tjera thanë se paraprakisht ajo filloi të mblidhte gjërat e saj duke iu drejtuar burrit se nuk do ta lejonte më ta shihte vajzën e tyre.
37 vjeçarja u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Los Angeles këtë muaj, me shkakun e vdekjes të konfirmuar si dëmtimet traumatike të qafës.
Burri i saj, Jonathan Renteria, sipas ktla, është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen dhe gjymtimin e trupit të saj.
Njëra ndër komshinjtë, Arielle Miller tha se pa hetuesit që e largonin trupin e Bunyan-it në disa qese trupore.
"Unë e pashë që ajo po merrej nëpër qese trupore".
"Qesja e parë që doli... thashë se nuk është e gjithë ajo. Pastaj doli një tjetër qese dhe atëherë e kuptova që ajo nuk ishte e tëra në një pjesë".
Fqinjët kanë zbuluar gjithashtu se, pak kohë përpara vdekjes, Renteria kishte lënë një shënim ku pranon se kishte vrarë gruan e tij, ndërsa kishte tentuar vetëvrasjen më parë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.