Vëzhguesit dhe njësitet policore po vazhdojnë t’i ruajnë kutitë e votimit në Bajram Curri, të cilët po presin dorëzimin e tyre.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, tha se ka gati dy orë që vëzhguesit po presin për t’i dorëzuar kutitë e votimit, pasi ka dështuar regjistrimi në mënyrë elektronike dhe e gjitha po bëhet në mënyrë manuale.
“Gjatë qëndrimit këtu, që nga mëngjesi e deri në këtë orë gjithçka ka shkuar në rregull. Materiali është dorëzuar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident që vlen të përmendet”.
“Në Bajram Curr kanë qenë 38 vendvotime dhe tetë njësi administrative, ku gjysma e vendvotimeve i kanë dorëzuar kutitë e votimit. Qendrat e votimit janë mbyllur me kohë, në ora 19:00”, tha gazetarja Gashi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo bëri të ditur në Bajram Curri kanë marrë pjesë 44 për qind e votuesve me të drejtë vote.
https://www.youtube.com/watch?v=Ac6srGzy6ns
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.