Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, është ndërprerë.
Siç raporton gazetarja Qëndresa Tërshani, seanca dështoi për shkak që dëshmitari i mbrojtur A2 nuk është paraqitur për dëshmi, transmeton klankosova.tv.
https://klankosova.tv/gjykimi-per-banjsken-seanca-nis-me-vonese/
Sakaq, gjatë seancave të kaluara, kanë dëshmuar policët e Kosovës që mbetën të lënduar në sulmin terrorist ku u vra kolegu i tyre, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se tre të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.