Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht u raportua i zhdukur, ndërsa sot u gjet pa shenja jete, raporton Klankosova.tv
Burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se ai humbi jetën në rrethana të dyshimta dhe fakti më tronditës është se u gjet i varrosur nga familja.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe do t'i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.
Kujtojmë se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga dita e diel dhe kërkimet për të kishin vazhduar deri në momentin kur u gjet i vdekur.
https://klankosova.tv/e-rende-gjendet-i-vdekur-burri-nga-lipjani-qe-u-raportua-i-zhdukur-dje1/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.