Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Siç raporton Alsat-M, atje e ka humbur jetën një 25 vjeçare nga Kosova.
Ndërkohë, ky medium ka publikuar edhe detajet e reja lidhur me rastin tragjik.
Siç bëhet e ditur, viktima është S.D nga Gjakova e cila ishte studente e masterit, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se ajo kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur edhe barna, shkruan Alsat-M.
Organet e rendit janë në kërkim edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në institucionet maqedonase, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.