Shërbimet ushtarake të sigurisë të Serbisë dhe BIA i kanë dorëzuar presidentit të Serbisë një raport mbi vdekjen e dyshimtë të Radomir Kurtiqit, përfaqësues i “Jugoimport SDPR” në Moskë.
Siç raporton gazeta serbe “Blic”, vdekja ka ndodhur më 17 nëntor 2025, në një rrugë të Moskës.
Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se viktima ka qenë shqiptar i Malit të Zi.
“I vrari është shqiptar i Malit të Zi, katolik, dhe për të njëjtit ka pasur diskutime në muajt e kaluar që ka pasur shpërputhje me kërkesat që ka presidenti i Serbisë në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare sa i përket industrisë së armatimit, përkatësisht i njëjti ka qenë drejtor i kompanisë më të fuqishme të prodhimit të armatimit në Serbi”, tha Bedri Elezi.
https://www.youtube.com/watch?v=E2jcqqidok8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.