Për rastin e grabitjes së armatosur në orët e para të 3 shkurtit 2026 në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të një të katërti, si grup që dyshohet se kanë funksionuar në bashkëveprim. I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren, ku gjatë kontrollit, atij i është gjetur një armë, ndërsa në automjetin e tij janë sekuestruar edhe një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.Në një operacion të koordinuar me njësitë tjera policore, janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë në një lokacion tjetër në Prizren. Me urdhër të prokurores së rastit, janë kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë siguruar prova shtesë."Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit – K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç) dhe L.G. (36 vjeç) – janë ndaluar për 48 orë." Ndërsa o dyshuari i katërt, V.S., nuk është gjetur në shtëpi dhe aktualisht ndodhet në arrati.Ndryshe, natën kritike, të dyshuarit të armatosur me thikë dhe pistoleta, u kanë marrë dy personave një shumë parash.
●●●
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.