Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në Floria të Italisë të dielën mbrëma.
Sipas raportimeve, ai u vra nga një sipërmarrës italian, pasi viktima dhe dy shqiptarë të tjerë dyshohet se tentuan ta grabisnin vilën e tij, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, në emisionin “Kosova Today”, ka dhënë detaje të reja Alba Kepi, transmeton Klankosova.tv.
“Gjëja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës së shkuar, kur tre grbaitës shqiptarë kanë hyrë në vilën e sipërmarrësit italian, me emrin Aurelio Valiante, 58 vjeç. Sipas deklaratës së tij, ai ka dëgjuar zhurmë, ka zbritur nga kati i sipërm në katin e parë të vilës, dhe aty ka marr një pushkë të cilën ai e mbajte me leje, dhe ka qëlluar fillimisht vetëm për të trembur grabitësit. Sipas rrëfimit të tij, tre grabitësit kanë arritur ta marrin një pistoletë që ai e mbante të fshehur në kasafortë, dhe aty ka nisur një shkëmbim zjarri mes tij dhe grabitësve. Sipas tij, ai ka qëlluar për vdekje 25-vjeçarin shqiptar, R.R. Më pas dy prej grabitësve, 28-vjeçari që është plagosur dhe po trajtohet në spital, tjetri shqiptar është ende në kërkim. Në vilë ka mbetur fatkeqësisht viktima. Më pas, trupi i tij është marr dhe fshehur nga sipërmarrësi italian”, u shpreh Kepi.
Ajo shtoi se 28-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu Kepi shtoi se të tre shqiptarët kishin grabitur një vilë tjetër, para se të vazhdonin për të vila e sipërmarrësit italian, A.V.
https://www.youtube.com/watch?v=N_mhOUO_ycs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.