Lajmet e fundit

Ky vlerësim ndërkombëtar i dedikohet organizatave që demonstrojnë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë, inovacionit, menaxhimit të qëndrueshëm dhe ndikimit pozitiv në ekonomi dhe shoqëri.
Devolli Group u përzgjodh falë rolit të saj udhëheqës në industrinë e prodhimit dhe konsumit, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë ceremonisë në Oxford, Jona Devolli u nderua me emblemën e artë të cilësisë, e cila simbolizon arritjet e kompanisë në standardet operacionale, qeverisjen korporative dhe vizionin strategjik që ka çuar Devolli Group drejt zgjerimit ndërkombëtar.
“Është nder i madh që të pranojmë këtë vlerësim në Oxford. Kjo na motivon edhe më shumë të vazhdojmë rrugën e zgjerimit global, duke mbetur njëherazi të përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.”, tha Jona Devolli gjatë fjalës së saj.
Gjatë ceremonisë u dorëzua edhe një trofe simbolik, që nënvizon përkushtimin e Devolli Group ndaj etikës së biznesit dhe standardeve të larta të cilësisë.
Përfaqësuesit e komitetit organizativ theksuan se kompania ka treguar ritme të larta zhvillimi, kapacitete moderne prodhuese dhe një ndikim të fuqishëm në ekonomi.
